Terim jep zemër: S’jemi inferiorë
Të gjithë e dinë se si është tekniku i Turqisë,
Fatih Terim. Nëse nuk ndien aromë betejë, “Perandori”
nuk ndihet mirë. Terim nuk ka ndërmend
të ulë vlerat e Turqisë, ndaj ai shprehet
për televizionet turke se kombëtarja e tij nuk
është inferiore ndaj Portugalisë e madje as
ndaj Republikës Çeke (e madje as ndaj Gjermanisë).
Për Turqinë, Skolari ka thënë se ka
një “lojë si ajo e amerikano-latinëve”, ndërsa
Terim nga ana e tij e ka falënderuar dhe i ka
kthyer komplimentet. Ai është shprehur se
Kristiano Ronaldo, sot për sot, është lojtari
Terim jep zemër: S’jemi inferiorë
më i fortë në botë dhe se ka për të fituar të
gjitha çmimet e vitit, por me mediat turke “Perandori”
ka luajtur kartat e krenarisë dhe nderit
kombëtar. Terim ka nënkuptuar se në debutimin
në “Stade de Geneve”, Turqia mund të prezantohet
me tre sulmues. Në të vërtetë sulmues
duhet të jenë dy: Nihat i Vilarealit dhe
Erding i Soshosë. Në përfaqësuesen turke,
edhe pse ka vetëm 4 prezenca e asnjë gol,
Terim e shikon me shumë pozitivistet: “Erding
di të lëvizi, liron hapësirat për të tjerët. Është
një djalë shumë i çmuar për ne”.
Zvicra është gati për sulm
Zvicër–Republika Çeke dhe Portugali-Turqi. Kampionati
evropian nis me dy ndeshje mjaft të ekuilibruara.
Në Bazel të gjithë janë në pritje për
ndeshjen e një prej vendeve mikpritëse. Biletat
për në stadiumin “Saint Jakob”, me 42.500 vende
të gjitha të mbuluara tashmë, kanë mbaruar: për
ndeshjen, trajneri Kuhn duhet të hedhë në fushë
një formacion me dy sulmues, Frei dhe Streller,
të mbështetur nga një mesfushë mjaft dinamike
në krahë, ku do të pozicionohen Behrami dhe
lideri i skuadrës Barneta, që është rikuperuar.
Dyshimi i vetëm mbetet në mbrojtje, pasi Myler
nuk është rikuperuar ende pas një problemi
muskular (gati Grichting). Te Republika Çeke, trajneri
Bruckner, duke mos pasur cilësitë e Rosiçkit,
që është tërhequr për shkak dëmtimi, synon
te një mesfushë dinamike në krahë, si në aspektin
mbrojtës, edhe në atë sulmues, duke pasur
besim te aftësitë e gjigantit Koler, ku do të përqendrohet
e gjithë loja. Ndeshja Portugali-Turqi është
në të njëjtën kohë edhe një duel i bukur mes
Luis Felipe Skolarit dhe Fatih Terim.
Rozeti, i nderuar si “bilbili” i parë
Roberto Rozeti do të ecë në hapat e patriotit të tij, Pierluixhi Kolina,
kur të japë vërshëllimin e parë të bilbilit që do të hapë EURO 2008 në
Bazel të shtunën. Gjyqtari italian e përshkuan përgjegjësinë e të
drejtuarit të ndeshjes hapëse mes Zvicrës
dhe Republikës Çeke si nder dhe pjesë të
rëndësishme të karrierës së tij. “Po, sigurisht,
është një ndeshje shumë e rëndësishme për
mua, pasi është me të vërtetë të jem këtu. Por
është gjithashtu edhe nderim për federatën time.
Kjo që mu besua është një hap i rëndësishëm
për karrierën time dhe do të përpiqem të bëj një
punë sa më të mirë”. Katër vite më parë në Portugali
ishte Kolina, që tashmë është kreu i Shoqatës
së Gjyqtarëve, ai që drejtoi ndeshjen
hapëse mes Portugalisë dhe Greqisë. Ja si
shprehet Rozeti për idhullin e tij: “Kolina ishte një
gjyqtar i madh. Fakti që kam mundësi të ndjek
hapat e tij më bën të ndihem edhe më tepër
krenar”. I pyetur për influencën e Kolinës në
karrierën e tij, Rozeti përgjigjet: “Ai më ka
dhënë këshilla për shumë vite me radhë. Kemi punuar për teknikën
time, pozicionimin, aspektin psikologjik, si edhe për ndeshjet”.
Van Persi mungon kundër Italisë
Sulmuesi i skuadrës së Arsenalit, Robin van Persi,
nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Kombëtares
holandeze, Marko van Basten, për
ndeshjen e parë ndaj Italisë. Edhe pse e ka nisur stërvitjen
prej disa kohësh me skuadrën, koha ka qenë
mjaft e shkurtër për sulmuesin 22-vjeçar për të gjetur
formën e duhur pas një dëmtimi tepër të gjatë. Sulmuesi
i Arsenalit nuk është aktivizuar shumë gjatë
këtij sezoni dhe ndeshja tij e fundit ka qenë në fillim të
muajit prill për ekipin e Arsen Vengerit në kampionatin
anglez. “Forma e tij është po përmirësohet ditaditës,
megjithatë ai ka ende diferencë me lojtarët e tjerë
të skuadrës. Ndeshja kundër Italisë vjen shumë
shpejt për të. Kështu që është mëse logjike që fizikisht
ai duhet ende të përmirësohet”, u shpreh tekniku i
përfaqësueses holandeze, Van Basten. Edhe vetë sulmuesi
e ka konfirmuar një gjë të tillë. “Unë besoj se
nuk do ishte e lehtë për mua të aktivizohesha për
90 minuta. Do të ishte me rrezik”, deklaroi sulmuesi
22-vjeçar, Robin van Persi, i cili ka marrë konfirmimin
e trajnerit se do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm
për Holandën në takimet e tjera.
Ky do të jetë viti i Spanjës
Sipas teknikut portugez, favoritja e këtij Evropiani
do të jetë Spanja, pasi tek ajo kombëtare janë futbollistët
më me eksperiencë, të cilët kanë arritur sukses
me klubet e tyre respektive. “Tradita vërteton se
Spanja është një skuadër mjaft e fortë dhe me nivel të
lartë, por deri në këtë moment nuk ka arritur ndonjë
sukses të madh në finalet e kompeticioneve
ndërkombëtare. Ndaj mendoj se koha e duhur
për ta është kampionati i sivjetshëm, pasi kanë
shumë lojtarë të mëdhenj. Kanë futbollistë që
luajnë jashtë vendit të tyre dhe kanë marrë një
kulturë tjetër futbolli, sidomos ata që aktivizohen
me klube angleze. Mendoj se Fabregas dhe
Torres, që luajnë respektivisht me Arsenalin dhe Liverpulin,
janë në një formë të jashtëzakonshme, edhe
pse janë të rinj në moshë. Por tek lojtarët në formë të
mirë mund të shtoj edhe ata që luajnë për Realin e
Madridit, të cilët kanë fituar besimin në vetvete falë
fitimit të kampionatit”, u shpreh Murinjo.
Spanja nuk është favorite
Ylli i Liverpulit, Fernando Torres, tha për “El Mundo
Deportivo” se skuadra e tij nuk duhet konsideruar
pretendente e fitimit të këtij turneu, edhe pse ambicia e
futbollistëve është të shkojë në finale. “Jemi më tepër
ambiciozë sesa optimistë. Përsa i përket fazës në grup,
duam të gjithë të kalojmë me sukses drejt çerekfinaleve,
madje të gjithë mendojnë për gjysmëfinalen,
megjithatë na duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.
Them se ne nuk jemi favoritë për të fituar Euro 2008.
Që të fitojmë, duhet të shfrytëzojmë të gjitha shanset që
do të na jepen. Këtë nuk duhet ta lëmë të shkojnë dëm.
Sipas meje, favorite mbeten Franca, Gjermania dhe Italia,
të cilat janë gjithmonë në finale, por kjo nuk do të
thotë se edhe për ta do të jetë e lehtë deri në fund.”
Dellas i trembet kombëtares iberike
Mbrojtësi i Greqisë, Traianos Dellas, ka deklaruar ditën
e enjte se spanjollët do të jenë kundërshtari më i rrezikshëm
i tyre në grupin D, ku merr pjesë gjithashtu Suedia
dhe Rusia. “Të gjithë kundërshtarët i kemi të fortë, por
Spanja është ajo që më frikëson më tepër. Tek ai ekip ka
shumë lojtarë teknikë. Ata kanë arritur të maturohen
shumë në lojën e tyre, pasi futbollistët njihen mjaft mirë
me njëri-tjetrin, ndërkohë që në çdo repart kanë emra të
mëdhenj të futbollit. Gjithsesi, ne jemi kampionët në fuqi
të Evropës dhe do tregojmë qartë se e meritojmë këtë”,
deklaroi ai në një konferencë për shtyp. Kampionët në
fuqi të Greqisë do të ndeshen me Suedinë ditën e martë,
më pas me Rusinë më datë 14 qershor dhe me Spanjën më
18, ku do kërkojnë patjetër të ruajnë titullin.
Vazhdojmë të jemi të uritur për suksese
Ashtu si gjithmonë, Marko Materaci nuk mund të dalë jashtë
karakterit të tij, duke iu përgjigjur pyetjeve në mënyrën që vetëm
ai di. “Nuk kam qenë dhe nuk pretendoj të jem një fenomen, por
vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre. Mesa jemi përgatitur deri
tani, gjithë grupi ka treguar një formë të shkëlqyer, duke përjashtuar
këtu dëmtimin e papritur të Fabios. Gjithsesi, ne të
tjerët për këtë punë jemi këtu (ironizon Materaci)”, deklaron
mbrojtësi internist. Kur kanë mbetur dy ditë nga ndeshja me
Holandën, Materaci analizon kundërshtarin: “Janë sigurisht një
skuadër e mirorganizuar, futbollistët e së cilës luajnë në disa
prej klubeve më të rëndësishme të Evropës. Mjafton të përmendim
këtu Nistelroin, për të kuptuar rrezikshmërinë e tyre”,
thotë numri 23 i kombëtares së Roberto Donadonit.
Pas Kanavaros, dëmtohet edhe Panuçi
Tjetër alarm në kazermën e kampionëve të botës në fuqi. Një
tjetër dëmtim i rëndësishëm dhe përsëri në repartin e mbrojtjes
ka shqetësuar teknikun Donadoni dhe tërë pjesën tjetër të
grupit të të kaltërve. Kristian Panuçi, gjatë stërvitjes së djeshme,
ka lënë fushën e stërvitjes, duke çaluar. Është kuptuar është
dëmtimi ka qenë serioz, pasi në momentin që mbrojtësi i
skuadrës së Romës tentoi të çohej pas kontrollit të mjekëve të
skuadrës, nuk ka mundur ta mbajë këmbën normalisht në tokë,
duke shfaqur edhe një lloj nervozizmi, mëse i pranueshëm ky
për situatën e përjetuar. Ndërkohë, pas analizave të bëra pasditen
e djeshme, është vërtetuar dëmtimi në tendinat e gjurit të
djathtë, ndonëse koha e riaftësimit nuk është bërë akoma e
ditur. Gjithsesi, ky është një tjetër problem serioz për italianët.
Turam: Kielini e ka dëmtuar me qëllim Kanavaron
Sikur të mos mjaftonte situata e vështirë që momentalisht përjetohet
në “shtëpinë” e Kombëtares italiane pas dëmtimit të kapitenit
Fabio Kanavaro, ai që mendon “t’i hedhë benzinë zjarrit” është
mbrojtësi francez, Lilian Turam. “Kielini ka goditur pa qëllim Kanavaron?
Për mua ajo ka qenë një ndërhyrje e studiuar mirë dhe
madje prej shumë kohësh (ironizon Turam). Duke lënë mënjanë
shakatë, besoj se ajo e Kanavaros do të jetë një mungesë e
rëndësishme për formacionin e Roberto Donadonit. Fabio është
një lojtar vendimtar për skuadrën e tij, ndonëse zëvendësuesit
për të nuk mungojnë. Përveç kësaj, për t’u vlerësuar tek ai është
këmbëngulja që ka treguar për të qenë pranë shokëve, pasi
edhe në atë gjendje, një lojtar me eksperiencën e tij mund t’u vijë
mjaft në ndihmë”, tha mbrojtësi francez.
Italia ka një shans të mirë për të triumfuar
“Euro 2008 besoj se do të jetë turneu më i vështirë dhe më i
ekuilibruar i viteve të fundit. Nëse shohim me vëmendje, çdo
formacion i skuadrave pjesëmarrëse në këtë Evropian ka pesë
ose gjashtë lojtarë që luajnë në klubet më të mëdha të Evropës,
si në Itali, Spanjë, Francë, Angli e Gjermani, një fakt që sigurisht
e rrit ndjeshëm nivelin e futbollit”, shprehet në një intervistë për
mediat italiane, tekniku i skuadrës së Romës, Luçiano Spaleti.
Nënkampioni i Serisë A me verdhekuqtë, gjithsesi sheh si favorit
italianët: “Djemtë e Donadonit kanë një mundësi të mirë për t’u
rikonfirmuar kampionë, duke parë elementët që e përbëjnë atë”.
Trajnerët e Primera Divizion votojnë Italinë
Italia është favoritja kryesore për Evropianin 2008 që do të startojë
ditën e sotme, të paktën nga sondazhi i zhvilluar ndërmjet 20 teknikëve
të kampionatit spanjoll të futbollit. Një gjë e tillë tregohej në
faqet e të përditshmes spanjolle, “El Mundo Deportivo”, ku 20 trajnerët
e Primera Divizion kanë bërë zgjedhjen e tyre. Djemtë e Roberto
Donadonit kryesonin listën, pasi dymbëdhjetë prej tyre kanë
votuar të kaltrit. Në vendin e dytë të preferencave të tyre renditet
Spanja e Luis Aragones me katër votues, në të tretin Franca e
Rajmond Domenek dhe në vendin e katërt Gjermania e Joakim Lëvit.
Elmander dhe Zlatan kthehen në stërvitje
Xhohan Elmander kthehet në stërvitje, ndërkohë që Zlatan Ibrahimoviç
siguron për gjendjen e gjurit të tij: sulmuesit e ekipit
suedez e qetësojnë teknikun e skuadrës, Lars Lagerbek, kur
mbeten vetëm katër ditë nga ndeshja e parë e tyre ndaj Greqisë.
Elmander, i cili u dëmtua në ndeshjen përgatitore kundër
Ukrainës, u kthye në stërvitje ditën e djeshme. Ndërsa ylli i
skuadrës skandinave, Zlatan Ibrahimoviç, nga ana tjetër thotë
se ndihet mirë fizikisht dhe se problemi i tij me gjurin e majtë
nuk përbën më asnjë shqetësim. “Që kur erdha në Lugano
(baza e ekipit të Suedisë gjatë Evropianit) kam mundur të stërvitem
normalisht. Përpara çdo seance stërvitore a nxemje ndihem
mjaft mirë”, shpjegoi sulmuesi i Interit.
Trajneri këmbëngul te kualifikimi
Trajneri i Rumanisë, Viktor Piturka, e mbështet skuadrën e tij
për të bërë të pamundurën që të arrijnë të dalin me sukses nga
“grupi i ferrit”, ku përfshihen ekipet më në formë të momentit,
Italia, Franca dhe Holanda. “Kemi zhvilluar një fazë eliminatore
të mrekullueshme, ku të gjithë u panë të motivuar e të përkushtuar
në maksimumin e mundshëm. Sot, skuadra është në formë
mjaft të mirë, por më e rëndësishmja është se ata luajnë të
grupuar. Me këtë formë që po tregojnë, mund të them pa hezitim
se jemi të shëndetshëm fizikisht e psikologjikisht për të
siguruar daljen me sukses nga grupi. Mund të kapim finalen, ta
fitojmë atë, por në të njëjtën kohë edhe mund të humbasim në
të gjitha ndeshjet. Në këtë moment priten të gjitha”.
Lehman, një nga portierët më të mirë në Evropë
Trajneri i portierëve te Kombëtarja gjermane, Andreas Këpke, e
sheh portierin e përfaqësueses, Jens Lehman, në një formë mjaft
të mirë për Evropianin. “Lehman ka treguar se mund të presë shumë
mirë edhe pa pasur praktikën e nevojshme në lojë. Kështu që nuk
shoh ndonjë rrezik për portën tonë, - është shprehur ish-portieri i
ekipit kombëtar të Gjermanisë, Këpke. - Unë e di që Lehman është
stërvitur mjaft mirë, por njoh edhe arsyet pse kundër Bjellorusisë
nuk është paraqitur ashtu siç duhet. Ndaj, dua të theksoj, se Lehman,
të paktën për mua, bën pjesë te portierët më të mirë të Evropës
nëse është në formë”.
Nuk kemi frikë nga Kroacia
Edhe pse është një nga vendet organizatore të këtij turneu, kombëtarja
austriake cilësohet si një nga skuadrat me më pak shanse
për këtë kompeticion. Për ndeshjen e parë kundër Kroacisë, trajneri
i përfaqësueses austriake, Josef Hikersberger, sheh shanse
të mira për skuadrën e tij. “Ne e dimë se si mund t’i mundim kroatët
dhe jemi të gatshëm për ndonjë surprizë për këtë Evropian. Shanset
për të fituar janë te 40%”, deklaroi trajneri i Kombëtares së Austrisë,
Hikersberger. “Ne jemi mjaft të bindur te cilësitë që kemi,
prandaj nuk ka arsye pse t’u frikësohemi kroatëve”, ka thënë kapiteni
i Kombëtares austriake, Andreas Ivanshic.
Jemi mjaft të karikuar kundër Polonisë
Kapiteni i përfaqësueses gjermane, Mikael Balak, ka siguruar tifozerinë
se skuadra është e gatshme për ndeshjen e ditës së diel kundër
Polonisë. “Ne jemi mjaft të karikuar, që të dielën të triumfojmë ndaj
Polonisë, por dimë gjithashtu që edhe tifozët tanë janë po aq të karikuar
sa edhe ne, - është shprehur kapiteni i Kombëtares gjermane. - Ndeshje
e parë një turneu është shumë e rëndësishme për çdo skuadër. Ajo
tregon gjendjen në të cilën ndodhesh, si nga ana fizike, ashtu edhe
ajo taktike. Kështu që, megjithëse kemi mjaft besim në kualitetin tonë,
nuk duhet të shpërqendrohemi në asnjë moment. Në një turne të tillë,
e rëndësishme është të tregosh agresivitet që në fillim”. Për Mikael
Balak, rolet për këtë ndeshje janë mëse të qarta. “Forma dhe niveli ynë
na bëjnë të ndihemi optimistë. Synimi që kemi është mjaft i qartë, të
shkojmë sa më larg në këtë Evropian”, theksoi 31-vjeçari Balak.
Saturday, June 7, 2008
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment